×
  • Show Time
  • Show Time

    Arta Nitaj tregon linjat e formësuara të trupit në imazhet joshëse para pasqyrës

    Reporteri
    30 Mars 2022 | 21:58

    Modelja e njohur, Arta Nitaj është mjaft aktive në rrjetet sociale ku poston foto të ndryshme që marrin vëmendje.

    Së fundmi, Arta po qëndron në Stamboll dhe nga atje ka sjell imazhe atraktive nga një natë argëtuese që po kalon në qytetin turk.

    E veshur me një bluzë të shkurtër të zezë kombinuar me pantallona ngjyrë bezhë dhe sandale me të njëjtën ngjyrë, ajo dukej tejet joshëse në ‘selfie’ që postoi në InstaStory.

    Bukuroshja nga Peja vuri në fokus linjat e përkryera të turpi për të cilat edhe njihet dhe komentohet vazhdimisht.

    Ndërkohë, kujtojmë që Artën ka kohë që nuk e shohim në ndonjë projekt televiziv dhe nuk dihet nëse planifikon të rikthehet në një të ardhme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!