Për çiftin para disa ditëve mediat në Shqipëri shkruan se Donaldi e kishte vizituar atë në shtëpi.
Pas këtij lajmi, Bora Zmani kishte reaguar me një status të çuditshëm në Instagram, ku kishte shkruar se “Pluhur ka, por nuk ka profesionist”.
Më këtë ajo si duket e kishte konfirmuar lajmin, por kishte akuzuar mediat për jo profesionalizëm.
Por, një gjë tjetër ka ndodhur sonte me Donaldin.
Gjersa aktori dhe vendi i dytë në Big Brother Albania 1, Donaldi ka qenë pjesë marrës në një koncert të Elgit Dodës, bashkë me vëllain e tij binjak, Romeon, ai ka shkruar po ashtu një thënie që aludon në ribashkimin e tij me Borën.
“Si mos me t’thon unë ty po?”, ka shkruar Donaldi, duke dhënë të kuptohet se ai do të jetë përsëri me prezantuesen e emisionit për “takime të dashurisë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.