Komediani Chris Rock bëri paraqitjen e tij të parë publike, që prej kur u godit me shuplakë nga aktori i njohur Will Smith, gjatë ceremonisë Oscars, mbrëmjen e së dieles, transmeton Reporteri.net.
Me nisjen e turneut të tij në SHBA, Boston, komediani u tha fansave se “ende po merret me atë se çfarë ndodhi atë natë”.
Rock, i cili u prit mirë nga fansat, mohoi raportet se ka folur me Smithin pas incidentit që ndodhi, raporton BBC.
“Unë jam ende duke e përpunuar në kokë atë që ndodhi, kështu që në një tjetër moment do të flas për këtë”, tha Rock.
“Edhe do të jetë serioze edhe do të jetë qesharake, por tani do të tregoj disa shaka tjera këtu në këtë turne”, tha tutje ai.
Akademia e filmit Oscars ka thënë se e dënon shuplakën e Will Smith ndaj Chris Rock në ceremoni dhe ka nisur një rishikim zyrtar të incidentit.
Një deklaratë tha se do të “eksplorojë veprime dhe pasoja të mëtejshme” në përputhje me ligjin e Kalifornisë dhe standardet e sjelljes së trupit.
Smith e goditi Rockun në fytyrë në skenë pasi komiku bëri një shaka me gruan e aktorit, Jada Pinkett Smith, pse është pa flokë.
Smith më vonë, i ka kërkuar falje Akademisë e po ashtu edhe Rockut./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.