×
  • Extra
  • Extra

    “Tito Bosnia” – Gazetari nga Indonezia u bë një hit në Ballkan, shkak një arsye e pazakontë

    Reporteri
    30 Qershor 2019 | 15:43

    Një gazetar indonezian ka tërhequr shumë vëmendje për përdoruesit e rrjeteve sociale nga Ballkani për arsyen e thjeshtë se ai quhet Tito Bosnia (Bosnja).


    Tito punon për CNBC-Indoneri si gazetar dhe raporton për lajmet nga ekonomia, dhe emri i tij u vërejt nga një gazetar Argjana Rehab i vendosur në Sarajevë.

    Por, si mundet që dikush në Indonezi të quhet Tito Bosnia?

    Indonezianët në përgjithësi nuk kanë emra dhe mbiemra si njerëzit nga Perëndimi. Ata kanë vetëm një emër që mund të përbëhet nga fjalë të shumëfishta, përcjell reporteri.net.

    Ish-Jugosllavia dhe Indonezia ishin anëtarë të Lëvizjes së të Painkuadruarve, dhe presidentët e tyre që ishin Josip Broz Tito dhe Presidenti i parë i Indonezisë Sukarno kishin marrëdhënie të mira.

    Gjithashtu, Indonezia shpejt e njohu Bosnjën pas shpërbërjes së Jugosllavisë dhe Presidenti i saj i dytë Suharto vizitoi Sarajevën në vitin 1995.

    Ndoshta këto fakte historike ndikuan që prindërit t’i vendosnin djalit të tyre këtë emër. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!