×
  • Lajme
  • Botë

    Konfirmohen 13 të plagosur nga sulmi në New York, policia në kërkim të një burri me jelek portokalli

    Reporteri
    12 Prill 2022 | 16:47

    Gjatë ditës së martë, në një stacion metroje në New York, ka ndodhur një sulm i rëndë me armë zjarri.

    Departamenti i Zjarrfikësve raportoi se nga të shtënat, 13 persona kanë mbetur të plagosur, shkruan New York Times, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    Një zyrtar ligjor tha se pesë sulmues u qëlluan nga policia dhe se autoritetet po kërkojnë edhe një burrë tjetër me maskë gazi dhe që mban veshur një jelek portokalli. Ky i fundit dyshohet të jetë iniciatori i sulmit.

    Të shtëna me armë zjarri në metronë e New York’ut, dyshohet për sulm terrorist

     

    Zyrtarët e policisë dhe zjarrfikësve thanë se hetuesit po përpiqeshin të përcaktonin burimin e sulmit në stacionin e metrosë dhe nëse ndonjë pajisje shpërthyese eksplodoi gjatë të shtënave.

    Mirëpo, një zëdhënës i Departamentit të Policisë tha se asnjë mjet aktiv shpërthyes nuk ishte gjetur në vendngjarje. /Reporteri.net/.

    Personeli i emergjencës në vendin e ngjarjes/ FOTO: Sky News

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!