Gjykata Themelore e Prizrenit ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji rreshterit Sh.S. për dyshimin për vrasjen e kryer në fundjavë në një kazino në Suharekë.
Sipas njoftimit nga Gjykata e Prizrenit, Sh.S. dyshohet se kishte synuar grabitje në një kazino në rrugën e Reshtanit dhe kishte qëlluar punëtorin J.A. punëtor të kazinosë.
Në njoftiminm e Gjykatës thuhet se “i dyshuari kishte qëndruar deri në orën 05:00 dhe ishte kthyer sërish kah ora 07:30 dhe papritmas gjatë lëvizjes në kazino në një moment nxjerr armën – pistoletën e markës Glock, dhe nga një afërsi – distancë një metër shtënë një herë në pjesën e epërme të kokës të të ndjerit me iniciale J.A. i cili ka qenë i ulur në fotele dhe nga plaga e marrë mjeku i Emergjencës në Suharekë konstaton vdekjen”
“Dyshimi i bazuar rrjedh nga faktet, rrethanat dhe provat e paraqitura nga Prokuroria e shtetit, e në radhë të parë fakti se mungon një fishek nga ngarkesa në 30 të tillë që i ka pasur si zyrtar Policor i Kosovës. Po ashtu fakti tjetër është se gëzhoja e gjetur në vendin e ngjarjes në pikëpamje të karakteristikave të përgjithshme përputhet me municionin që ka pas të ngarkuar si zyrtar i Policisë, pastaj shikimi i një CD-je që është nxjerr nga serveri i kamerave të sigurisë të lokalit ku është kryer vepra penale dhe sekuenca më kryesore është ku ndërmerren veprimet e veprës penale për të cilën ngarkohet”
Ndryshe, mëngjesin e së dielës 32-vjeçari J. A nga Mushtishti, i cili punonte në kazino në Suharekë u vra pasi në vendin e tij të punës hynë dy plackitës, njëri prej tyre polici Sh.S.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.