Para pak kohësh modelja ruse dhe reperi Don Xhoni kanë konfirmuar ndarjen e tyre.

Por, edhe pasi çifti i kanë ndarë rrugët duket se marrëdhënia e tyre vazhdon të qëndroj në qendër të vëmendjes.

Modelja ruse, Ariana Lirey, vazhdon të marr vëmendjen e publikut me veprimet e saja.

Reklamë

Së fundmi ajo ka filluar të ndjek në rrjetin social “Instagram” njërin nga rivalët kryesor të Don Xhonit, Noizyn.

Nuk dihet nëse ky veprim është shkak i “hakmarrjes” së modeles ndaj reperit apo i pëlqen vërtet Noizy.

Ndërkohë, rikujtojmë se Don Xhoni dhe Noizy janë përfolur shpesh për diss-et e tyre në muzikë.