Rrjeti social Tiktok që nga fillimi i pandemisë në Kosovë ka marrë një hov mjaft të madh sa i përket përdorimit dhe shikueshmërisë.
TikTok është shndërruar në një burim shumë të mirë të ardhurash.
Lulzim Jashari, ish-konkurrent i It’s My Love thotë se fiton deri në 20 mijë euro në muaj.
Përdoruesit e këtij aplikacioni arrijnë që të fitojnë shuma të mëdha parash. E, Lulzimi tregon se fiton 20 mijë euro në muaj.
“Në TikTok kur të luan lojëra nëse luan match( ndeshje) pra unë i kam 20 mijë pikë unë i kam 20 mijë pikë pra paratë iu shkojnë të dyve, nëse je fitues t’i nuk i merrparatë vetëm ti, por të dy edhe humbësi edhe fituesi… Unë për vete 1 mijë dollarë i transferojë në Paypal dhe në bankë të Zvicrrës dhe nga një mijë dollarë i marrë vetëm 650 euro… Është një shumë e vogël qysh janë 1 mijë dollarë që bëjnë mbi 900 euro mirëpo ne i marrim vetëm 650 euro… Fitojmë shumë sepse për gjysme orë i fitojmë 500 euro, njerëzit punojnë tërë muajin, presidentet dhe kryeministrat e kanë 2 deri në 3 mijë euro, ndërsa ne i nxjerrim 20 mijë euro në muaj”, thotë ai për Lajminet.
Por , Jashari thotë se do të pauzojë një kohë nga përdorimi i këtij rrjeti social.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.