×
  • Show Time
  • Show Time

    Gjiko me mesazh të fortë, lanson këngë për hakmarrjet farefisnore në familjet shqiptare

    Reporteri
    17 Prill 2022 | 15:12

    Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, reperi Gjiko publikoi të dielën këngën e tij më të re me titull “Gjoni”.

    Kënga është ritmike e zhanrit hip-hop dhe trajton një tematikë të veçantë.

    Muzika është realizuar nga vëllai i tij, reperi Big Bang Beats, ndërsa vargjet e tekstit janë të shkruara nga vet ai.

    Kënga është shumë e veçantë, pasi teksti i saj i dedikohet hasmërive ndër farefisnore, të cilat shpesh kanë ardhur si rezultat i hakmarrjes.

    Pjesë e klipit janë edhe disa elemente tradicionale si oda e burrave të besës apo arkivoli i mbuluar me flamurin kombëtar.

    Klipi përmbyllet me një thënie të famshme të Anton Çetës, ku citohet: “Ma burrni o me fal se sa mu hakmarrë”.

    Për klipin e këngës është kujdesur regjisori i besuar i reperit pejan, Valon Aziri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!