Beatrix Ramosaj ka befasuar ndjekësit me ndryshimin drastik që ka bërë në “look”.
Këngëtarja ka ndarë disa momente në Instastory ku shfaqet me flokët në ngjyrë të zezë, të prera shkurt dhe me baluke.
Si duket ajo ka përdorur paruke duke mos hequr dorë nga flokët e gjatë.
Megjithatë, këngëtarja nuk ka bërë me dije asgjë nëse ndryshimi ka të bëjë me ndonjë këngë të re. Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë, ajo solli këngën “Më shumë se ti”, një këngë që përflitet se i dedikohet ish partnerit të saj, Donald Veshaj.
Megjithëse këngëtarja nuk ka pranuar asgjë publikisht, vetë teksti thotë shumë. Përmes vargjeve, Ramosaj thotë se është përdorur dhe se djalin për të cilin flet në këngë e ka dashur shumë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.