×
  • Show Time
  • Show Time

    Vdes në moshën 55-vjeçare Dj i njohur

    Reporteri
    18 Prill 2022 | 22:59
    LAJMI I FUNDIT - SHOW BIZ - REPORTERI

    Ka ndërruar jetë DJ Kay Slay. Ai vdiq të dielën mbrëma në moshën 55-vjeçare, pas një beteje të gjatë me Covid-19. Lajmin e trishtë e ka konfirmuar vetë familja e Deejay-t të njohur përmes një deklarate për revistën People.

    “Zemrat tona janë thyer nga vdekja e Keith Grayson, i njohur profesionalisht si DJ Kay Slay. Një figurë dominuese në kulturën Hip Hop me miliona fansa në mbarë botën, DJ Kay Slay do të mbahet mend për pasionin dhe përsosmërinë e tij me një trashëgimi që do të kapërcejë brezat.

    Në kujtim të DJ Kay Slay, familja jonë dëshiron të falënderojë të gjithë miqtë, fansat dhe mbështetësit e tij për lutjet dhe mesazhet e tyre gjatë kësaj kohe të vështirë. Ne kërkojmë që ju të respektoni privatësinë tonë ndërsa jemi të pikëlluar për këtë humbje tragjike.” /abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!