Pritet nga momenti në moment që të nis procesi i negociatave ndërpartiake për emrin e presidentit të ri në Shqipëri.
Deri më tani janë të shumtë emrat që po përfliten, por fokusi mbetet te gjinia femërore, pasi të gjithë duan që këtë post për herë të parë ta mbajë një grua.
Së fundmi, moderatorja e sportit, Hygerta Sako ka shfaqur interesin për këtë pozicion. Përmes një postimi në Instastory, ajo ka pyetur ndjekësit e saj, nëse do ta zgjidhnin.
“Ore s’paska mbetur njeri pa hedhur kandidaturën për President. A ta hedh edhe unë?”, ka shkruar ajo përmbi foto, duke lënë të kuptohet se kjo ishte thjesht një shaka.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.