Miley Cyrus dhe Cody patën një romancë në vitin 2020 që zgjati rreth 10 muaj. Së fundmi, 25-vjeçari ka rrëfyer dhe arsyen e vërtetë të ndarjes me artisten 29-vjeçare. Kur u pyet për ndarjen, ai tha se vendimi kishte ardhur për shkak të angazhimeve profesionale.
“Ishte një lloj vendimi i ndërsjellë mes nesh duke e ditur se ne po shkonim në drejtime të ndryshme në jetën tonë. Unë sapo kisha filluar stërvitjen në atë moment. Pra, jeta ime po ndryshonte dhe e dija se do të më duhej të kthehesha në Australi për ta bërë atë siç duhet.
Dhe ajo po merrej me albumin e saj të ri dhe do të dilte në turne.”, tha notari australian. “Ne ishim në vende të ndryshme. Kemi pasur një vit të mrekullueshëm së bashku, dhe gjithçka, kemi jetuar së bashku gjatë kohës së bllokimit për shkak të Covid-19”, shtoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.