×
  • Show Time
  • Show Time

    Mozzik reagon për veshjen e Adriana Matoshit

    Reporteri
    20 Prill 2022 | 10:54

    Deputetja dhe aktorja, Adriana Matoshi, ka marrë dje vëmendje me veshjen me të cilën është shfaqur në Kuvendin e Kosovës.

    Ajo u paraqit në seancë e veshur me duks dhe patika, të cilat i kishte kombinuar me një fustan.

    Për veshjen e Matoshit, pati shumë reagime. Më vonë, ajo reagoi për këtë në Facebook, duke thënë se veshja nuk e bën as deputete të mirë e as të keqe dhe se mbi të gjitha ajo është artiste.

    “Veshjet e mia gjithmonë janë artistike, pasi unë, mbi të gjitha, jam artiste, dhe ashtu do të mbetet përjetësisht!

    Shijet janë relative, por edhe individuale. Veshja nuk më bën as deputete të keqe, as të mirë. Unë po e luaj riolin tim si deputete, për çfarë jam votuar. Kjjo ka rëndësi!”, ka shkruar Matoshi.

    Në këtë postim, ajo ka marrë shumë komente. Në mesin e atyre të cilëve kanë komentuar, është edhe reperi i njohur Mozzik, i cili i ka dhënë përkrahje deputetes.

    Ai ka pasur një sugjerim për Matoshin se çka të mbathë herën tjetër në Kuvend.

    “Heren tjeter shoqja ime mbathi keto ? Per respektin per femrat qe luajne Futboll ❤️??”, ka qenë komenti i Mozzik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!