Shkumbin Radogoshi, Artan Thaçi, e Bekim Krajkova, kanë nisur xhirimet e projektit të ri, të cilin do ta sjellin sërish bashkë si “Treshi Persheshi Junior”.

Kjo është bërë e ditur nga një postim që u publikua në llogarinë e aktorit të ndjerë, Rasim Thaçi-Cima.

Reklamë

“TRESHI PËRSHESHI JUNIORS

Shuuumë shpejt pranë jush …”, shkruan në mbishkrimin e postimit, ku janë publikuar disa skena nga xhirimet e projektit.

Megjithatë, datë e saktë se kur do të publikohet projekti i tyre më i ri nuk është dhënë.

Reklamë