Protokolli mbretëror thotë se mbretëreshës angelze të gjithë duhet t’i drejtohen në mënyrë të caktuar, posaçërisht nëse këtë e bën një person që nuk është anëtar i familjes mbretërore. Megjithatë, ekziston një person që e ka bërë këtë, transmeton Reporteri.net.
Eksperti i Mbretëreshës Elizabetë, Richard Ficwiliams shpjegon se është e rrallë që dikush që takon Mbretëreshën Elizabetë në publik, lejohet t’i drejtohet me emër. Ficviliams zbulon se një njeri i cili u lejua ta thërriste Elizabetën në emër, ky ishte dikush që admiroi, dhe bëhej fjalë për Nelson Mandelën.
Vizita e saj shtetërore në Afrikën e Jugut më 1995, kur ai ishte president, ishte një nga më të rëndësishmet gjatë mbretërimit të saj. Marrëdhënia midis mbretëreshës dhe atij u konsiderua e pazakontë dhe e jashtëzakonshme, sipas Zelda la Grange, asistente personale e Mandelës, gjithçka ishte shumë e habitshme.
“Unë mendoj se ai ishte një nga pak njerëz që e quanin atë me emër, dhe kjo dukej se e bënte të lumtur atë”, thotë Granz. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.