×
  • Show Time
  • Show Time

    Zbulohet mysafiri i parë i ftuar në emisionin e Donaldit dhe Romeos

    Reporteri
    27 Prill 2022 | 12:47

    Këtë të premte, binjakët Donald e Romeo Veshaj nisin programin e tyre “Më lër të flas” në Top Channel.

    Ashtu siç ishte paralajmëruar përgjatë aventurës së tyre televizive në Top Channel, ata do jenë në “prime time” nga ora 21:00.

    Është përfolur gjerë e gjatë mbi mysafirin e parë në program.
    Mediat kanë dyshuar e kanë alauduar mbi mundësinë që në të parin program të jetë e ftuar Bora.

    Por, mesa duket, i ftuari i parë do jetë Mozzik.Kjo është lënë të kuptohet nga postimet e tyre ku Donaldi dhe reperi shfaqen me maska.

    Edhe në të kaluarën, Donaldi dhe Romeo një pjesë të programit e kanë xhiruar/realizuar me skeçe në terren, prandaj besohet që edhe kjo është pjesë e xhirimeve të episodit të parë i cili ende, nuk ka një promo të nxjerrë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!