Edhe pse dita e parë e korrikut u konkretizua me shumë aktivitete politike si protestë për mosrealizimin e premtimit për hapjen e vendkalimit kufitar Miratoc-Llojan nga ana e të parit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, këtë ditë përveç që nuk u hap kufiri, Presheva mbeti edhe pa një institucion të rëndësishëm për qytetarët e kësaj komune.
Nga data 01 korrik të gjithë qytetarët që kanë nevojë për shërbime të Administratës Tatimore, ata do të duhet të udhëtojnë deri në Vrajë për të kryer punë. Kjo vjen si pasojë e tërheqjes së shërbimit tatimor nga komuna e Preshevës.
Në dokumentin që PreshevaPress ka siguruar thuhet se nga data 01 korrik punët e shërbimit tatimor të seksionit të Preshevës do të munden të kryhen në Vrajë.
Shërbimet që ofron seksioni në Preshevë i shërbimit të administratës tatimore janë: tatimi për bartjen e automjeteve dhe pasurisë së patundshme, tatimi në trashëgimi dhe dhurata, dhe tatimi në armët e regjistruara. Të gjitha të tjerat shërbime janë bartur në Vrajë.
Edhe pse kjo është edhe një pengesë për zhvillimin e jetës normale të qytetarëve dhe pengesë për zhvillimin ekonomik të Preshevës, nga Komuna e Preshevës ende askush nuk ka folur për këtë gjë.
Ndonëse Shqiprim Arifi kanë premtuar kthimin e gjykatës, prokurorisë, hapjen e kufirit dhe sjelljen e investitorëve të rinj, nga ardhja e tij në krye të Preshevës deri më tani vetëm janë larguar institucione të rëndësishme për jetën e përditshme të qytetarëve në këtë komunë. /PreshevaPress/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.