×
  • Show Time
  • Show Time

    Einxhel Shkira i jep goditjen përfundimtare miqësisë me Beniada Nishanin

    Reporteri
    02 Maj 2022 | 15:23

    “Pa frikë mund ta quaj motrën time dhe jam me fat që e kam njohur”- deklaroi Einxhel Shkira për Beniada Nishanin vetëm pak javë pas hyrjes në “Big Brother VIP”.

    Megjithatë, siç kanë treguar vetë ish-banorët për shkak të izolimit, ndodhitë dhe raportet evolojnë dhe përjetohen më shpejt seç ndodh jashtë.

    Mund të jetë ky edhe rasti i Einxhel e cila gjeti ngrohtësi nga Beniada fillimisht. Por tani ato nuk janë më as ‘motra’ e as shoqe.

    Duket se moderatorja i ka dhënë ‘goditjen’ e fundit raportit të saj me Beniadën duke i bërë ‘unfollow’ në Instagram.

    ‘Panorama Plus’ ka vënë re se ajo nuk e ndjek më modelen në këtë rrjet social, teksa Beniada e ndjek ende.

    Nuk dihet arsyeja e veprimit të Einxhel por në epokën e rrjeteve sociale një veprim i tillë interpretohet si dhënie fund e raporteve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!