Liderët e vendeve anëtare të BE-së u dakorduan që ta nominojnë ministren aktuale gjermane, Ursulla Fonder Lajen kryetare të Komisionit Evropian.
Këshilli Europian ka propozuar po ashtu Ministren e Mbrojtjes së Gjermanisë Ursula von der Leyen, që të bëhet presidentja e re e Komisionit Europian, ka thënë presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk të martën.
Von der Leyen, e cila do të bëhej e para kryetare femër nëse konfirmohet nga PE’ja, do të merrte lidershipin në një kohë kur BE’ja po përballet me shumë probleme, përfshirë edhe Brexitin, transmeton Gazeta Express.
Ministri i Punëve të Jashtme i Spanjës, Josep Borel është nominuar përfaqësues i lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, ish-ministrja franceze e Financave, Kristin Lagard kryetare e Bankës Qendrore Evropiane, ndërsa Sharl Mishel, kryeministri aktual i Belgjikës është emëruar kryetar i Këshillit Evropian, konfirmoi Donald Tusk.
Tani pas propozimit nga Këshilli i Ministrave, duhet votimi në Parlament Evropian me një shumicë të thjeshtë.