×
  • Show Time
  • Show Time

    Cenzurohet performanca e Ronelës në Eurovision? Flet kryesuesi i delegacionit shqiptar

    Reporteri
    03 Maj 2022 | 20:19

    Ardit Çuni, i cili është pjesë e delegacionit shqiptar në Eurovision ka sqaruar për herë të parë se si qëndron e vërteta e censurimit të fotove të Ronela Hajatit, të shkëputura nga prova e parë në festivalin evropian.

    Përmes një video live me gazetarin William Lee Adams, ai theksoi se nuk do të ndryshohet asgjë nga performanca e saj.

    “Janë fshirë fotot e Ronelës për shkak se fotoja kryesore mund të interpretohej si një performancë +18. Por ishte një frame nga e gjithë videoja. E pamë dhe e vendosëm që nuk ka asnjë gjë të keqe që nuk shkon. Janë ringarkuar fotot më vonë por sa i përket videos nuk do të ketë asnjë censurim dhe Ronela do të ketë atë që ka pasur nga fillimi.”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!