×
  • Show Time
  • Show Time

    “Vajza që më prezantoi”, Edi Rama nuk e njeh këngëtaren e njohur shqiptare

    Reporteri
    03 Maj 2022 | 22:05

    Orinda Huta ka shumë vite që është pjesë e botës së artit dhe medias në vendin tonë por mesa duket kryeministri Edi Rama nuk e njeh.

    Ajo ka moderuar eventin e organizuar në Thumën për dhurimin e shtëpive të rindërtuara pas tërmetit tragjik të 2019.

    Në një moment gjatë këtij evenimenti prezantoi edhe kreun e qeverisë para se ai të dilte e të mbante fjalën.

    “Dhe unë kam kënaqësinë të ftoj në skenë kryeministrin e Shqipërisë zotin Edi Rama i cili jam e sigurt se ka shumë për të thënë në këtë ditë të paqes dhe solidaritetit”-tha Orinda. Pas kësaj në skenë u ngjit kryeministri Rama.

    Por, siç duket nuk e dinte se kush ishte personi që e ftoi të ngjitej në podium. Teksa nisi fjalën e tij, ai iu referua moderatores si ‘ajo vajza’.

    “Përderisa vajza që më prezantoi përmendi edhe fjalët e muajit që unë kam publikuar ditë pas dite në këtë muaj dua të përfitoj të nënvizoj se pavarësisht se unë jam i dhënë me shumë respekt ndaj feve dhe nuk jam as hoxha as prift, nuk më vjen mirë kur ngatërrojnë gjëra që nuk duhen ngatërruar.”- tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!