Pak ditë pasi Einxhel Shkira të përfundonte aventurën e saj në Big Brother VIP, babai i saj dha një deklaratë që habiti të gjithë.
Në një intervistë te Bieta Sulo ai u shpreh se lidhjen e vajzës së tij me Dj Dagz e sheh thjesht si lojë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Unë e kam parë si një gjë që është brenda për brenda një hapësire loje. Nuk kam asnjë arsye për ta takuar”, tha Muzaferi në muajin shkurt, i ftuar te “Shqipëria Live”.
Por, si duket gjërat kanë ndryshuar!
Në një fotografi të publikuar nga Einxhel ku shfaqet së bahsku me të, babai i moderatores shqiptare ka marrë vëmendjen me komentin e bërë.
“Yjeee”, ka shkruar ai, derisa ka lënë të kuptohet se ka ndryshuar mendje./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.