×
  • Show Time
  • Show Time

    “500 euro ose udhëtim në Turqi”, premtimi që Labinot Tahiri ia bëri punëtorit që iu rrezikua jeta në vendin e punës

    Reporteri
    04 Maj 2022 | 17:13

    Këngëtari i njohur kosovar, Labinot Tahiri – Labi, përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar që do ta shpërblej me një udhëtim në Turqi ose me 500 euro punëtorin që iu rrezikua jeta në vendin e punës.

    Ndër të tjerash Tahiri u shpreh se punët me drejtësi duhet të shpërblehen e jo të injorohen.

    Ai theksoi se paratë do t’ia dhuroj nesër.

    Postimi i plotë pa ndërhyrje:

    “Këtë djalin, po e shpërblej me një udhetim në Turqi me familje ose një dhuratë nga unë dhe dora e shqiptarëve vlerë 500€

    Puna qē bën ky djal dhe shumë si ky duhet me pas shumë moral, e ky zotria e ka.

    Zoti të dhuroftë shume të mira në këtë jetë.

    Parat do ti marrësh nesër të dhuruara nga mbremja ime që kam sonte në Prishtinë.

    Jo që unë jam multi-milioner, por shperblimi dhe motivimi kur bejmë pune me drejtesi duhet të shperblehen e jo të injorohën.

    Labi, Kosovë e Shqipërisë.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!