×
  • Show Time
  • Show Time

    Pas arrestimit dje, vjen reagimi nga Fjolla Morina: Shyqyr që po më keni mua të ma mbani zhagin

    Reporteri
    05 Maj 2022 | 10:39

    Ditën e djeshme Policia e Kosovës arrestoi këngëtaren Fjolla Morina, por që shumë shpejt ajo u lirua.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha tha se personi në fjalë ishte ndaluar për verifikim bazuar në një urdhër aktiv ndërkombëtar, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Personi i apostrofuar është ndaluar për verifikim bazuar në një urdhër aktiv ndërkombëtar dhe duke marr parasysh vendimet e organeve të drejtësisë, me urdhër të prokurorit e njëjta është lënë e lirë. Për detaje tjera luteni që të ju adresoheni organeve të drejtësisë”, tha ai.

    Tani ka reaguar vetë këngëtarja përmes një fotografie nga vaska, ku ka sulmuar mediat për lajmin e publikuar.

    Shkrimi i saj i plotë:

    Media te dashuna Apo kini pun shyqyr qe po kini Fjolla Morines mja majt zhagin kto dit lufte e pju nxiri pi krizes shume.Energji pozitive jeni tum jep ju dua shume

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!