Beatrix Ramosaj është ndër më të komentuarat në media dhe rrjetet sociale.

Që nga dalja nga Big Brother, Beatrix është përballur më sërë kritikash për lidhjen e saj me Donaldin.

Ajo para disa ditësh publikoi një video ku fliste për bullizimin që i është bërë gjatë kohës së fundit.

Reklamë

Po ashtu ajo ka paralajmëruar padi ndaj të gjithë atyre që e bullizojnë tash e tutje.

E për këtë temë ka folur së fundi në emisionin e tij edhe Donaldi.

Ai ka ironizuar më atë që bëjnë komente të tilla duke i quajtur edhe si filozofë.

Kjo është marrë nga fansat si përkrahje ndaj Trixës, duke i kërkuar që të mos i dëgjojë të tjerët.