Djali i muzikantit, Nick Cave, Jethro Lazenby, ka ndërruar jetë në moshën 30-vjeçare.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë muzikanti përmes një deklarate të shkurtër.
“Me shumë pikëllim, mund ta konfirmoj që djali im, Jethro, ka vdekur. Do t’ju ishim mirënjohës për privatësi familjare në këtë moment”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, shkaku i vdekjes së Lazenbyt, i cili ishte aktor, fotograf dhe model, nuk është zbuluar.
Kujtojmë që shtatë vite më parë, Nick i vdiq edhe një djalë tjetër, i cili ra nga një shkëmb në Brighton./abcnews.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.