Sonte (e martë) ka nisur nata e parë gjysmëfinale e Eurovisionit.
Shqipëria ka hapur sonte Festivalin Evropian të Këngës “Eurovision Song Contest 2022”, i cili është duke u mbajtur në Torino të Italisë.
Këngëtarja Ronela Hajati është përfaqësuesja e Shqipërisë këtë vit me këngën “Sekret”.
Ajo ka interpretuar e para dhe ka shkëlqyer me paraqitjen me një koreografi të përgatitur në mënyrë të mahnitshme nga koreografë të njohur nga Shqipëria.
Më pas do të zhvillohet nata e dytë gjysmëfinale më 12 maj, kurse finalja e madhe mbahet të shtunën (14 maj).
Në edicionin e 66-të të Eurovisionit do të konkurrojnë 17 vende, gjersa vetëm dhjetë prej tyre do të kualifikohen në finalen e madhe të së shtunës.

