Elsa Lila e arrestuar në 16 mars në Itali me akuzën për përfshirje në grup kriminal, është liruar ditën e djeshme.
Lajmi u konfirmuar nga daja i saj, avokati Saimir Vishaj i cili tha se ndaj saj kanë pushuar të gjitha akuzat, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Jam kthyer sot nga Italia. Kam drekuar me të. Janë pushuar të gjitha akuzat. E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para. Kam qenë me të. Më vjen turp që bashkëpunëtorët tanë, kanë vjellur vrer për Elsën.”-tha Visha.
Madje ai ka publikuar edhe fotografinë e parë me Elsën, që pas lirimit nga paraburgimi./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.