Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Enca Haxhia, siç dihet deri më tani është beqare.
Ajo po shijon jetën në masë të madhe, gjersa së fundmi në një postim të radhës ka treguar kushtin që duhet të ketë partneri i ardhshëm i saj.
Artistja thotë se ai duhet t’i gatuajë çdo ditë gjëra të mira, ose një gjë të tillë duhet t’ia kërkoj dikujt tjetër.
“Seriozisht i dashuri/bashkëshorti im i të ardhmes duhet të më gatuajë përditë gjëra të mirë…ose do më duhet t’ia kërkoj dikujt tjetër”, u shpreh ajo.
Në një postim të radhës, 26-vjeçarja shtoi: “Ka dhe një detyrë tjetër të rëndësishme të përditshme por këtë do e diskutojmë herë tjetër”.
E njëjta këto ditë ka zbuluar se ka fituar zyrtarisht shtetësinë e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Krijuesja e hitit “Suavele” tha se ditëve në vijim do të tregojë se çfarë e lidh më shumë me Dubain.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.