Një nga surprizat më të mëdha të gjysmëfinales së Eurovizionit është Monika Liu, përfaqësuesja lituaneze për të cilën sot po zhurmojnë rrjetet sociale dhe mediat evropiane.
Vajza me një model flokësh të pazakontë, e cila këndoi në gjuhën e saj amtare lituaneze, shkoi në finale, megjithëse në sondazhe nuk i kishin dhënë asnjë shans se ajo mund ta prekte finalen, shkruan Reporteri.net.
Para gjysmëfinales Monika ishte në fund, dhe më pas Evropa dëgjoi këngën e saj dhe e pa në skenë.
Monica këndoi në Eurovision Song Contest me të njëjtin fustan që këndoi në konkursin në Lituani. Fustani i rij, thotë ajo, ishte shumë i shtrenjtë.
“Po mendoja për një fustan tjetër, por mbi të gjitha ai që më pëlqeu ishte shumë i shtrenjtë. Veç kësaj kuptova që fustani që kam është thjesht shumë i përshtatshëm dhe tashmë është bërë pjesë e pandashme e performancës sime”, ka thënë më herët këngëtarja./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.