Çun Lajçi ka reaguar pas mos-kualifikimit të Shqipërisë në finalen e Eurovision 2022.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Lajçi ka thënë se kjo veç këngë nuk ishte, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Ai ka shkruar se qysh kur është shpallur fituese e Festivalit të Këngës, ka thënë atë kohë se kjo gjithçka mund të jetë, por veç këngë jo.

Reklamë

Postimi i tij:

Ky asht Ballkani i Hapur!

Pata shkrua atë natë, kur kjo kangë fitoi n’Tiranë, e pata thanë: Gjithçka mund t’jetë, veç kangë shqiptare s’mund t’jetë! E gjysa e Shqipnisë nisën me m’sha!

Kend keni me sha tash, ju andej, se ne kendej jemi t’shamë që 100 vjet!

Reklamë