Aplikimi i Kosovës në Këshillin e Europës ka xhindosur Beogradin dhe presidentin serb Aleksandër Vuciq.
Ky i fundit ka njoftuar se pas këtij veprimi ka thirrur për nesër në ora 10:00 mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
“Gërvalla para pesë minutash ka paraqitur kërkesë zyrtare për hyrjen e Kosovës në Këshillin e Evropës. Me këtë ata treguan se e kanë përmbysur, shkelur brutalisht marrëveshjen e Uashingtonit”, citojnë mediat në Beograd të ketë deklaruar Vuciq.
“ Pas dhjetë vitesh shkelje të Marrëveshjes së Brukselit, tani po e shkelet edhe ajo e Uashingtonit”, ka shtuar ai.
“Në përputhje me këtë, e kam caktuar për nesër në ora 11:00 seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare”, ka thënë presidenti serb, përcjell në shqip Gazeta Online Reporteri.net.