×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Humb jetën në mënyrë tragjike 17 vjeçari

    Reporteri
    03 Korrik 2019 | 20:13

    Një 17 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali.


    “La Repubblica” shkruan se adoleshenti banues në Settimo Torinese, ka hyrë sot në ujërat e lumit Chiusella, në zonën e Alice Superiore dhe nuk ka dalë më i gjallë prej andej.

    Rreth orës 13.30 ai po lahej me dy bashkëkombës të tjerë të rinj në “Guje (GOLE) të Garavot”, por në një moment ai nuk u rishfaq. Hipoteza është se ai u mbërthye mes shkëmbinjve nën ujë.

    Miqtë menjëherë u vunë nën alarm dhe u përpoqën të ndërhyjnë, por më kot.

    Zjarrfikësit dhe ekipet e zhytësve shkuan në vendin e ngjarjes duke gjetur trupin e të riun të pa jetë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!