Presidenti serb Aleksandar Vuçiç uroi Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Përmes një letre, Vuçiq shprehu dëshirën e tij për përparim të mëtejshëm të Shteteve të Bashkuara, si dhe për marrëdhënie më të pasura serbo-amerikane, transmeton Reporteri.net.
“Shkëlqesi, President i nderuar, pranoni urimet e mia të sinqerta për Ditën e Pavarësisë – festën kombëtare të Shteteve të Bashkuara, me urimet më të mira për përparimin e mëtejshëm të vendit tuaj dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve të saj.
Çdo katër korrik, qytetarët e SHBA-ve festojnë vlerat universale, të shkruara në Deklaratën e Pavarësisë, të miratuar 243 vjet më parë. Ata, siç keni thënë, janë vlerat që përbëjnë kombin amerikan, fuqia e të cilit frymëzon dhe jep shpresë”, thuhet ndër të tjera në letrën e Vuçiqit drejtuar presidentit Trump. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.