×
  • Extra
  • Extra

    Princesha që besonte se ishte prej qelqi

    Reporteri
    04 Korrik 2019 | 11:27

    Princesha Aleksandra e  Bavarisë kishte një imagjinatë të çuditshme – ajo besonte se ishte krijuar prej qelqi. Në fakt ky paraqet një çrregullim psikologjik që ekziston edhe sot.


    Aleksandra Amelia nga Bavaria ishte fëmija i tetë dhe vajza e pestë në familjen mbretërore gjermane Wittelsbach. Ajo ia kushtoi jetën letërsisë. Shkroi tregime dhe ese, përkthime dhe pjesë teatrore për fëmijët. Ajo ishte e  dobët prej shëndetit dhe kurrë nuk u martua. Në të njëzetat ajo filloi të jetonte me fiksionin e saj, duke besuar me se kishte gëlltitur një piano të qelqtë si fëmijë dhe se pra edhe vetë ishte nga qelqi, transmeton Reporteri.net.

    Çfarë është edhe më e mahnitshme është se ajo nuk ishte e vetme në këtë fiksion.  Historia dëshmon se edhe anëtarët e tjerë të familjeve mbretërore  e konsideronin veten prej qelqi dhe kishin frikë se mund të mallkoheshin.

    Rreth “Iluzionit të qelqit” shkroi edhe Robert Berton në Anatominë klasike të Melankolisë të vitit 1616, në një përshkrim të gjatë të frikës së paranojës: “Frika nga djalli, vdekja, sëmundja e rëndë; ata kanë frikë se janë nga qelqi, prandaj nuk do të lejojnë askënd të ju afrohet”.

    Rastet e iluzioneve të qelqit janë regjistruar që nga Mesjeta dhe pothuajse janë zhdukur gjatë shekullit të 19-të, transmeton Reporteri.net.

    Psikoanalisti Adam Philips, për BBC, argumenton se xhamat e çuditshëm kanë një simbolikë të fuqishme në shoqërinë bashkëkohore – një ndjenjë shqetësimi për transparencën në shoqëri, për dobësitë e shprehura në publik dhe për hapësirën personale për të cilën dëshmon përvoja e shumë njerëzve në botën moderne. Ndjenja se ne jemi bërë prej xhami është gjithashtu e rëndësishme për të kuptuar shoqërinë që po bëhet më e dendur, në të cilën evolucioni teknologjik na izolon dhe ofron komunikim të pakufishëm.

    Mbreti mesjetar francez, Charles VI, është një nga figurat më të famshme dhe më të shquara që vuante nga iluzioni  qelqit. Burimet historike pohojnë se mbreti e mbështillte veten në batanije, për të mos pësuar ndonjë thyerje.  /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!