Vëmendje të madhe të medias botërore mori filxhani i bardhë i presidentit rus Vladimir Putin me të cilin ai u shfaq në një darkë gala gjatë Samitit të G20 në Osaka. Ky rast tërhoqi vëmendjen e publikut pasi kamerat vunë në dukje se ishte pikërisht ky me të cilin Putini ngriti dolli me presidentin amerikan, Donald Trump, transmeton Reporteri.net.
Disa media kanë shkruar edhe se Putini i ka përmbushur rekomandimet e shërbimeve të sigurisë ruse me këtë veprim, në mënyrë që të ndërmarrin të gjitha masat e mundshme për të shmangur incidente të caktuara, siç është helmimi i mundshëm apo të ngjashme.
Kremlin spox: Strange that everybody is talking about Putin's mug at G20 summit; everybody knows he likes hot tea, that is really old news. https://t.co/TrvavzQ78D pic.twitter.com/nNnJENMoRe
— Lucian Kim (@Lucian_Kim) July 1, 2019
Megjithatë, nuk bëhet fjalë për sensacion, por me një praktikë të zakonshme të presidentit rus, shpjegoi zëdhënësi i tij Dmitri Peskov. Sipas tij, për disa vite, kudo që shkon ai merr me vete këtë filxhan të bardhë me stemën e gdhendur të Federatës Ruse, nga e cila pi çajin e tij të preferuar – jeshil.
“Nëse jeni të interesuar për këtë temë, unë ju këshilloj që të kërkoni në Internet pak dhe unë garantoj se mund të gjeni shumë informacione rreth saj”, është shprehur ai./Reporteri.net
https://www.youtube.com/watch?v=bagbjxCdXjE