×
  • Lajme
  • Botë

    Provokon policët deri “çmenduri” që ta vrasin, shtrin përtokë një prej tyre: Ajo që ndodhi më pas ishte fatale

    Reporteri
    04 Korrik 2019 | 14:55

    Dy oficerë policie nga shteti amerikan i Georgias janë aktualisht nën hetim pasi qëlluan mbi një person, i cili i provokoi deri në “çmenduri” duke u kërkuar që ta vrasin, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.


    Videoja nga skena e frikshme u publikua në rrjetet sociale duke ngjallur reagime të shumta.

    Deri te ngjarja erdhi pasi policia mori një telefonatë për një burrë që mbante një thikë dhe bënte telashe në një vend publik. Oficerët e policisë David Harrison dhe Charles Bidinger erdhën në vendin e ngjarjes dhe panë të riun Aaron Honga duke mbajtur një thikë në dorë dhe duke lënduar veten.

    Kur oficerët e policisë filluan t’i afrohen atij me urdhrin që ta largojë armën, ai nuk i dëgjoi dhe vazhdimisht u kërkonte që ta qëllonin.

    Ngjarja që pasoi ishte e tmerrshme, djaloshi me emrin Aaron kapi një polic i cili qëlloi disa plumba në drejtim të tij duke e shtrirë përtokë. Megjithatë, i riu u ngrit dhe e goditi përsëri. Në fund oficeri tjetër policor i dha të shtënon fatale.

    Mjekët u përpoqën ta ndihmonin, por ai tashmë kishte vdekur në vendin e ngjarjes. Zyrtarët policorë u pezulluan nga puna derisa hetimi të përfundojë.  /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!