Pamje shokuese janë kapur nga kamerat e sigurisë, ku tregojnë një vajzë 13 vjeçare duke u përleshur me një person i cili tenton që ta kidnapojë, pasi që e ndoqi atë që nga momenti kur ajo u lëshua nga shkolla.
Viktima e këtij rasti, e tregoi atë në televizion, por nën kushte anonimiteti, ndërsa autoritetet tregojnë se i dyshuari është arrestuar, transmeton Gazeta Express.
Ajo tha se njeriu, të cilin nuk e kishte parë kurrë, ishte duke e ndjekur që nga momenti kur ajo doli nga shkolla e mesme Lawrence Road, dhe atë e vërejti vetëm në gjysmë të rrugës.
Në këtë rast, ajo u ndal në mënyrë që ta linte atë të dilte e të ecte para saj, për shkak se e kishte vërejtur se diçka nuk ishte në rregull.
“Isha duke menduar, pse të mos e lë të kalojë para meje sepse kishte diçka të çuditshme rreth tij” tha ajo.
Videoja nga kamera e sigurisë, të vendosura në shtëpinë e vajzës, tregojnë momentin kur ai e kap me forcë dhe tenton që ta marrë me vete, por ajo nuk dorëzohet dhe vendos që të përleshet me të.
Më pas, dikush nga familja e saj del jashtë dhe konfrontohet me kidnapuesin potencial.
Policia më pas kishte marrë informacione për këtë person, dhe eventualisht e kishte kidnapuar.