Një helikopter është rrëzuar gjatë ditës së sotme në Bahamas.
Mediat amerikane raportojnë se shtatë persona, mes tyre tri gra dhe katër meshkuj të cilët ndodheshin në bordin e helikopterit kanë humbur jetën, transmeton Reporteri.net.
Ngjarja ka ndodhur në momentin që helikopteri u ngrit nga pista.
Në një deklaratë theksohet se helikopteri që po fluturonte nga Fort Lauderdale në Florida, u zhduk nga radari pak pas nisjes.
Një gazetë vendase në Virxhinian Perëndimore raporton se në mesin e viktimave ndodhet edhe manjati minerar dhe miliarderi Chris Cline, gjë e cila nuk është konfirmuar ende nga kabineti i tij.
Policia Bahamiane ende nuk ka konfirmuar shkakun e rrëzimit helikopterit, por tnjofton se hetimet janë duke vazhduar. /Reporteri.net
BREAKING: Billionaire coal tycoon dies in Bahamas helicopter crash 'with family on board' #ChrisCline https://t.co/AQ8JNXqrZj pic.twitter.com/OsTe5Q24Pw
— Daily Star (@dailystar) July 5, 2019