Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të vizitojë Beogradin më 7 qershor, raporton media serbe Nova.rs.
Sipas informacioneve të mediumit serb, Lavrov do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Beograd.
Lavrov shkon në Serbi tri ditë para kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, thuhet tutje në raportim.
Sipas medias serbe, vizita e ministrit të Jashtëm rus vjen në një kohë kur është rritur presioni ndaj Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, por edhe përpara bisedimeve të paralajmëruara mes Vuçiqit dhe presidentit rus, Vladimir Putin për gazin.
Tutje thuhet se Lavrov ishte për herë të fundit në Beograd në tetor tëvitit 2021.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.