Ishte kënga “Gigi”, publikuar në vitin 2018, që bëri bashkë Rina Balaj dhe Sin Boy. Kënga e cila u kthye menjëherë në hit, duke numëruar më shumë se 80 milionë klikime në Youtube, ishte pikënisja e lidhjes së artistes nga Kosova me reperin me origjinë shqiptare që jeton në Greqi.
Që nga ajo kohë, ata kanë sjellë disa hite së bashku. Së fundmi, ata janë bërë bashkë për një tjetër këngë të re. Projekti muzikor mban titullin “Si ti”, realizuar me videoklip, në të cilin Rina shfaqet shumë joshëse. Në fillim, Rina shfaqet me një veshje jeshile me dizajne lulesh, që të kujton pak ikonën me famë botërore, Jennifer Lopez me fustanin legjendar që veshi në vitin 2000. Në fund të këngës, Rina paralajmëron dhe projektin e ri që do të vijë së shpejti./abcnews.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.