Aktori Johnny Depp ka triumfuar dje në Gjykatë në gjyqin për shpifje kundër ish-gruas së tij, Amber Heard, poashtu aktore.
Juristët nuk i konsideruan të mjaftueshme provat e paraqitura nga aktorja në gjykatë, duke i dhënë të drejtë yllit të “Pirates of the Caribbean”.
Pas shpalljes së verdiktit nga Gjykata, vëmendje ka marrë reagimi i avokates së tij, Camille Vasquez, për të cilën pati raportime për një romancë të mundshme me aktorin.
Avokatja është parë shumë e emocionuar, madje në fotot e publikuara shihet edhe e përlotur.
Reagimi i saj është bërë viral nëpër rrjete sociale.
Ajo është kapur duke fshirë lotët, pas këtij vendimi.
Ndryshe, përmes një postimi në Instagram, aktori shprehet se ndihet i lehtësuar që e vërteta ka dalë në dritë. Mes të tjerash, aktori thotë se ia detyronte të vërtetën fëmijëve dhe atyre që e kanë mbështetur gjatë gjithë këtij rrugëtimi. “E vërteta nuk humbet kurrë“, përfundon ai.

