×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjen urimi i parë nga BE për Presidentin Begaj, Borrell: Do punojmë së bashku për një marrëdhënie të sigurt me Shqipërinë

    Reporteri
    04 Qershor 2022 | 20:08

    Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josef Borrell, ka uruar i pari nga radhët e ndërkombëtarëve Bajram Begajn për detyrën e re të presidentit, i cili u votua sot në Parlament me 78 vota.

    Borell tha se do të punojë bashkë me presidentin e ri, Begajn, për një marrëdhënie të sigurt dhe solide BE-Shqipëri.

    “Urime Bajram Begajt për zgjedhjen e tij si Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. Mezi presim që të punojmë bashkë për një marrëdhënie të sigurt dhe solide BE-Shqipëri, si anëtarë të familjes evropiane”, shkroi Borell në Twitter.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!