Ledi Vula dhe Sara Hoxha, janë dy personazhe shumë të dashura për publikun. Çifti në fjalë la kohë që janë në lidhje, mirëpo ata e kanë mbajtur mirë të fshehtë derisa mediat hulumtuan për të dy dhe zbuluan se ata janë në një romancë.
Nuk kaloi shumë kohë, e dyshja në fjalë u bënë prindër për herë të parë, të një vajze të cilën e pagëzuan me emrin, Poem Blu.
E se fundmi Ledri ka sjell një këngë të re me titullin ‘Monaco’, të cilës ja ka realizuar edhe një videoklip hot me një vajza joshëse.
Pjesë e kripit janë edhe disa skena të nxehta, të cilat nuk e ka pas lehtë as Sara t’i kapërdijë.
Ajo ka publikuar një foto ku Ledri shfaqet gjysmë nudo me vajzën të realizuar gjatë klipit.
Ndërsa përshkrimi që i ka bërë ka qenë epik.
“E mbajta mirë vetën edhe këtu”, ka qenë përshkimi që Sara i ka bërë fotos ku i dashuri i saj shfaqet me një femër tjetër.
Sigurisht se reagimi i saj ka qenë me shaka, pasi gjithçka ka qenë pjesë e klipit të ri të këngëtarit.
Ndërsa për t’iu ikur keqkuptimeve, Sara gjatë gjithë kohës ka qenë pranë Ledrit derisa e ka realizuar gjithë klipin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.