×
  • Lajme
  • Botë

    Tërmet tjetër i fuqishëm dridh Kaliforninë

    Reporteri
    06 Korrik 2019 | 8:58

    Një tërmet me magnitutë 7.1 ka goditur Kaliforninë në SHBA në orët e vona të së premtes. Epiqendra ka qenë në jug të Kalifornisë, pranë qytetit Ridgecrest.


    Sipas mediave amerikane, ky është tërmeti më i fuqishëm që ka goditur këtë shtet të SHBA-së në 20 vitet e fundit.

    Disa shtëpi janë përfshirë nga flakët si pasojë e tërmetit, ndërkohë që raportohet për rrugë të shkatërruara dhe dëme të shumta materiale. Deri më tani nuk raportohet për viktima.

    Lëkundjet kanë shkaktuar panik te qytetarët, të cilët po përballen me tërmete të fuqishme të njëpasnjëshme.

    https://twitter.com/dearjessikahhhh/status/1147352910914654209

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!