×
  • Show Time
  • Show Time

    Detaje nga tradhëtia e Piques ndaj Shakirës, kush është 20 vjeçarja që hyri mes tyre?

    Reporteri
    06 Qershor 2022 | 8:29

    Këngëtarja me famë botërore, Shakira dhe futbollisti spanjoll, Gerard Pique i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Pas 12 vitesh çifti janë ndarë dhe shkaku ka qenë tradhtia e futbollistit të Barcelonës.

    Por ende mbetet e dyshimtë identiteti i personit me të cilën Piqueja ka pasur lidhje.

    Si fillim nga mediat spanjolle u përfol për një afrimitet me nënën e bashkëlojtarit të tij te Barcelona, Pablo Gavi, por këto dyshime janë hedhur poshtë.

    Një raportim tjetër ka ardhur nga gazetarët e “El Periodico”, të cilët kanë specifikuar se vajza me të cilën futbollisti ka tradhtuar Shakirën është një njëzet vjeçare bionde.

    “Vajza, e cila mund t’i ketë vënë Piquen dhe Shakirën në prag të ndarjes është një bionde e re në të njëzetat. Ajo studion dhe punon si një organizatore evenimentesh”, shkruhet në gazetë.

    Sipas raportimit thuhet se Shakira e gjeti partnerin e saj në krevat me vajzën misterioze dhe që atëherë është larguar nga banesa ku jetonte më familjen e tij.

    Çifti u njoh gjatë xhirimit të videoklipit të këngës “Waka Waka (This Time for Africa)” në Botëror 2010, ku më pas kanë nisur lidhjen e tyre.

    Pavarësisht se kanë shumë vite bashkë ata nuk zyrtarisht të martuar , njëkohësisht janë dy fëmijëve, Milan dhe Sasha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!