Një ndër temat e cila ngjalli diskutime në studion e “Shqipëria Live” ishte pagesa që u bëhet artistëve për koncerte. Në varësi të influencës që kanë u bëhen edhe pagesat për koncerte brenda dhe jashtë vendit.
Në diskutim ishin të pranishëm menaxheri i VIP-ave, Alesio Alija dhe gazetari Flavio Qarri, të cilët dhanë mendimin e tyre në lidhje me temën.
Të ftuarit ndanin të njëjtin mendim në lidhje me shifrat që artistët publikojnë, ndërsa theksojnë se kjo është publiciteti që ata u bëjnë vetes.
Sipas tyre artistët që kërkohen më shumë janë ata që kanë vite në tregun muzikor dhe që kanë punuar fort për të arritur aty ku janë.
Shifrat tregojnë se artistët gjatë verës fitojnë deri në 500 mijë euro, me koncertet që bëjnë.
Në disa shifra të publikuar thuhet se pagesa për një koncert arrin deri në 12 mijë euro,ku hyn Ledri Vula duke treguar se rritja e çmimeve ka prekur edhe artistët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.