Prokuroria Themelore Publike ka propozuar paraburgim për 56 vjeçarin S.J. nga Kosova nën dyshimet për korruptim të zyrtarëve policorë në pikën kufitare në Bllacë, transmeton Portalb.mk.
“Procedurë hetimore ndaj shtetasit të Kosovës, për të cilin ekziston dyshimi që ka kryer veprën penale – Dhënie ryshfeti, në bazë të nenit 358, paragrafi 1 nga Kodi Penal”, raportojnë nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup.
Ai gjatë daljes nga Maqedonia e Veriut, kishte tentuar që përmes 50 eurove që i kishte vendosur në pasaportë, të kalojë pikën kufitare pa u kontrolluar nga shefi i ndërrimit. Policia ka fotografuar hapësirën e brendshme të furgonit “Volkswagen” me urdhër të prokurorit.
Prokurori ka kërkuar gjithashtu nga Gjykata Themelore në Shkup të caktojë masën e paraburgimit për të dyshuarin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.