Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Instagram, ku ka marrë një koment mjaft interesant nga një qytetar. Mirëpo, ajo çka ka zgjuar habi më të madhe është vetë përgjigja e kryetarit të Vushtrrisë ndaj atij komenti, shkruan Reporteri.net.
Në foton e publikuar nga Kuvendi Komunal i Vushtrrisë, ku ndër të tjera shihet edhe fotografia e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, një komentues ka shkruar: “Xhafë, ai mas teje që po zgërdhihet po ta prishë fotografinë”, në çka Xhaferi është përgjigjur: “….. ti gjithmonë e ke thënë të vërtetën”.
Ndryshe,Tahiri para disa muajsh ishte kritikuar se kishte larguar fotografinë e Thaçit. /Reporteri.net

